Haxhiu pret në takim ekipin e Kikboxit të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Haxhiu pret në takim ekipin e Kikboxit të Kosovës

Aktuale May 22, 2026 - 09:28

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Ekipin e Kikboxit të Kosovës, pas suksesit të jashtëzakonshëm, që sportistët kosovarë arritën në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Turkish WAKO World Cup”.

Takimi mes saj dhe ekipit të Kikboxit është mbajtur në Presidencë.

Kujtojmë se, në këtë garë madhore të Kickbox-it morën pjesë 2995 garues nga 43 shtete të botës, ku sportisti Art Dulaj shkëlqeu në kategorinë Full Contact, duke realizuar tri fitore me nokaut (KO) dhe duke fituar Medaljen e Artë.

 

 

Image
Image
Image