Konjufca dhe Macinka takohen në Pragë, flasin për integrim evropian
Aktuale
May 22, 2026 - 11:46
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, z. Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, z. Petr Macinka, në Pragë.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve, rrugën e integrimit evropian të Republikës së Kosovës si dhe prioritetet rajonale të përbashkëta.
Takimi u zhvillua në përvjetorin e 18-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Republikës Çeke.
Sipas njoftimit, Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Republikën Çeke në fusha me interes të përbashkët. /Zëri