Molliqaj: Kosova ka me vujtë për opozitë nëse nuk është PSD-ja
Dardan Molliqaj nga PSD-ja ka thënë që kjo parti nuk po pretendon t’i fitojë zgjedhjet ndonëse do të garojë në ato të parakohshmet e 7 qershorit.
Synimi i kësaj partie, në rrethanat aktuale, është sipas tij, që të sigurojnë ulëse në parlament dhe nga aty ta bëjnë opozitën, pasi që ai thotë se opozita aktuale e ka dëshmuar që nuk është e aftë ta ballafaqojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
“Na nuk jemi t’u pretendu që mundemi ma shumë, na nuk jemi t’u pretendu as që e kalojmë pragun automatikishht. Na jemi t’u synu me e bindë votuesin e Kosovës që Kosova ka me vujtë për opozitë nëse s’është PSD-ja”, ka thënë Molliqaj.
“Se qeta i keni pa. Qeta njerëz që s’dinë me ba fushatë, që s’dinë me ba opozitë”.
“Këta s’dinë as me qeverisë, dhe Kurti për sa do ai, qeta liderë që janë, ka me ba çka do me ta”./klankosova