Hargreavesi pas takimit me Haxhiun: Kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin, të mos ripërsëritet skenari
Foto: Facebook

Hargreavesi pas takimit me Haxhiun: Kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin, të mos ripërsëritet skenari

Aktuale May 25, 2026 - 14:30
Ambasadori britanik kërkon kompromis pas zgjedhjeve: Kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një takim me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiun.

Ai ka thënë se me të ka diskutuar për rëndësinë që kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin pas zgjedhjeve.

“Sot në mëngjes u takova me ushtruesen e detyrës së presidentes dhe ushtruesen e detyrës së kryetares së kuvendit, Albulena Haxhiu. Diskutuam rëndësinë që kuvendi i ri të jetë në gjendje ta zgjedhë presidentin pas zgjedhjeve, për të shmangur zgjedhje të tjera dhe humbjen e mundësive për Kosovën. Theksova nevojën që partitë politike të bëjnë kompromis për të shmangur një skenar të tillë”, ka shkruar Hargreavesi.

Ai ka thënë se me Haxhiun ka diskutuar edhe për “abuzimin e tmerrshëm” ndaj grave politikane.

“Gjithashtu diskutuam abuzimin e tmerrshëm ndaj grave politikane në rrjetet sociale dhe shpresuam që të gjithë liderët partiakë ta bëjnë të qartë se kjo është e papranueshme”, ka shtuar ai.