“E ka sulmuar UÇK-në, e ka kallë Parlamentin” - Haradinaj vë në dyshim premtimin e Kurtit për kategoritë e dala nga lufta

“E ka sulmuar UÇK-në, e ka kallë Parlamentin” - Haradinaj vë në dyshim premtimin e Kurtit për kategoritë e dala nga lufta

Aktuale May 25, 2026 - 14:59

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili në shpalosjen e programit të LVV-së për zgjedhjet e 7 qershorit premtoi mbështetje institucionale për kategoritë e dala nga lufta.

Haradinaj tha se si deklaratë duket e mirë, megjithatë këtë premtim ai e llogarit si fushatë pasi, siç tha, nuk i besohet një njeriu që e ka sulmuar UÇK-në.

“Si deklaratë duket e mirë dhe e mirëpret çdokush. Por sa i besohet një njeriu që e ka sulmuar UÇK-në, ka rrahur policë, e ka kall Parlamentin? I njëjti që gjashtë vjet i ka injoruar kategoritë e dala nga lufta. Nuk e di sa bindëse do të jetë për ata që e dëgjojnë. Unë e llogaris fushatë”, tha ai për Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Haradinaj tha se në gjashtë vjet, qeveria “Kurti” nuk ka realizuar asnjë zotim ndaj kategorive të dala nga lufta, madje, sipas tij, kryeministri në detyrë ka arritur të demonizojë veteranët, luftëtarët e lirisë dhe vlerat më sublime që duhet t’i ketë një popull.

“Çka ka arrit me realizu ai është demonizimi i veteranëve, demonizimi i luftëtarëve të lirisë dhe demonizimi i vlerave më sublime që një popull duhet t’i ketë”, u shpreh ish-luftëtari i UÇK-së.