“Festat më s’e kanë lezetin si dikur”: Sa ka ndryshuar festimi i Bajramit?
Foto: Laura Hasani

“Festat më s’e kanë lezetin si dikur”: Sa ka ndryshuar festimi i Bajramit?

Aktuale May 27, 2026 - 16:53

Sot besimtarët myslimanë anekënd botës festojnë Kurban Bajramin.

Kjo festë madhështore shënohet edhe në mesin tonë në Kosovë.

Gjatë viteve siç njihet në popull “Bajrami i vogël” po festohet më ndryshe.

Kjo temë mjaft me rëndësi u diskutua sot në emisionin Kosova Today, bashkë me panelistët e ftuar:

Hoxhë Ladi, këngëtarja Monika Salihu dhe gazetarja Dafina Jegeni-Krasniqi.

Këngëtarja tha se festat as fetare po as ato kombëtare “nuk e kanë lezetin sikur përpara”.

Derisa gazetarja Jegeni-Krasniqi tha se më parë mezi s’kemi pritur si fëmijë që prindërit të na blejnë diçka.

“Na kanë blerë prindërit edhe veshje të reja për Bajram. Edhe tash unë me fëmijët e mia para dy ditësh e pata një diskutim dhe iu thashtë: “Hajde po dalim edhe po blejmë diçka për Bajram”. Pyetja që mu bë mua prej tyre: “Pse? S’ka nevojë, veç sa kemi blerë”, deklaroi ajo.

“Ne mezi s’kemi pritur. Tash fëmijët i kanë krejt sendet, ndoshta nuk janë edhe aq tradicional sa ne. Unë mundohem që me i ruajtë traditat në festat festare, me i përgatitë drekat që fëmijët kur të rritën me i trashëgu masanej këto”, shtoi Jegeni-Krasniqi.