Sorenseni dhe Pierce diskutojnë vazhdimin e dialogut Kosovë–Serbi
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim me të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ku është diskutuar për zhvillimet në procesin e dialogut dhe perspektivën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në platformën " X", Sorenseni ka njoftuar se gjatë takimit me Pierce është biseduar për rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm diplomatik në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, si dhe për domosdoshmërinë e ruajtjes së ritmit të procesit drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim.
Ai ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar ndajnë objektiv të përbashkët për avancimin e procesit të normalizimit dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon, duke vlerësuar koordinimin ndërmjet partnerëve ndërkombëtarë si element kyç për suksesin e dialogut.
Kujtojmë se takimi i tyre vjen në një periudhë kur dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet në fokus të diplomacisë ndërkombëtare, mes thirrjeve të vazhdueshme për intensifikim të përpjekjeve drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare. /Zëri
Pleased to meet ë Special Envoy Dame Karen Pierce. We spoke about the Belgrade-Pristina Dialogue, the importance of sustained engagement, and our common EU-UK goal of advancing normalisation. pic.twitter.com/4GDmBMvXTq
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) May 28, 2026