Reshje, vranësira dhe diell, e premtja me luhatje moti
Foto: Laura Hasani

Reshje, vranësira dhe diell, e premtja me luhatje moti

Aktuale May 28, 2026 - 23:45

Të premten në vend pritet të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat në disa zona mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 23 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.