Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për efektivin Enea Mekolli

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për efektivin Enea Mekolli

Aktuale June 04, 2026 - 11:06

Kuvendi nderoi me një minutë heshtje efektivin e forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, i cili u vra sot në krye të detyrës, gjatë një operacioni për arrestimin e një personi në kërkim në zonën e Lozhanit, në malin Boden, në Maliq. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur edhe efektivi Edison Adri.

Nënkryetarja e parlamentit, Klodiana Spahiu, tha se “Policia e Shtetit përballet çdo ditë me rrezikun në luftën kundër krimit dhe në shërbim të qytetarëve”.

Ajo shtoi se rënia e një efektivi në krye të detyrës është humbje për familjen, për Policinë e Shtetit dhe vetë shtetin shqiptar.

“Në këto momente shprehim respektin dhe mirënjohjen më të lartë për sakrificën e tij si dhe solidaritetin tonë për efektivin e plagosur duke i uruar shërim të shpejtë”, tha Spahiu. /atsh