AGK-ja mirëpret vendimin e Gjykatës për dënimin e një gruaje që sulmoi gazetaret në Prishtinë

AGK-ja mirëpret vendimin e Gjykatës për dënimin e një gruaje që sulmoi gazetaret në Prishtinë

Aktuale June 04, 2026 - 11:57

Mirvete Baraliu është dënuar me një vit burgim me kusht, si dhe dy mijë euro për sulmin ndaj dy gazetareve në Prishtinë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur këtë vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke e cilësuar si fitore për gazetarët, raporton Zeri.info.

“AGK-ja i bën thirrje sistemit gjyqësor të trajtojë edhe të tjera raste të sulmeve të ngjashme dhe t’u jap epilog dënues. Gjithashtu, AGK-ja fton gjykatat për politika më të ashpëra ndëshkimore ndaj të gjithë atyre që sulmojnë gazetarët teksa ata kryejnë punën e tyre profesionale në interes të publikut”, thuhet në njoftim. /Zëri