Kurti: RTK-ja duhet të ketë zgjidhje afatgjatë financiare
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se beson në RTK dhe në ndërmarrjet publike, dhe se do të përpiqet të zgjidhen problemet që ka tani ky medium televiziv.
Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, tha se RTK-ja është adresa e Kuvendit të Kosovës, por se edhe në të kaluarën ka pasur raste kur është mbështetur nga ky televizion.
Kurti: RTK-ja duhet të ketë zgjidhje afatgjatë financiare, transmetuesi publik “histori suksesi”
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se çështja e financimit të transmetuesit publik duhet të trajtohet përmes institucioneve dhe Kuvendit të Kosovës, me qëllim sigurimin e një zgjidhjeje afatgjatë.
Ai tha se beson në rolin e ndërmarrjeve dhe shërbimeve publike, përfshirë edhe Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
"Unë besoj në ndërmarrjet publike, besoj në shërbimin publik, besoj në Radio Televizionin e Kosovës", deklaroi Kurti.
Kurti shtoi se zgjidhja e çështjeve financiare të transmetuesit publik duhet të bëhet në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.
"Ekziston tashmë një adresë, dhe ky është Kuvendi i Republikës", tha ai, duke theksuar se RTK është "llogaridhënës ndaj Kuvendit të Republikës, jo ndaj Qeverisë".
Ai shtoi se në praktikë ka pasur bashkëpunim mes institucioneve ekzekutive dhe menaxhmentit të RTK-së për gjetjen e zgjidhjeve.
"Udhëheqja e lartë menaxheriale e Radio Televizionit të Kosovës ka bashkëpunuar me Qeverinë e Republikës së Kosovës për të gjetur zgjidhje kreative", u shpreh Kurti.
Në fund të intervistës, Kurti u ndal edhe te transmetimi i Kampionatit Botëror të Futbollit nga RTK-ja, duke e vlerësuar si arritje për transmetuesin publik. "RTK edhe Vala janë sinonim të Republikës sot", tha ai.
I pyetur për preferencat në futboll, Kurti u shpreh se nuk ka një ekip të preferuar për turneun.
"Meqenëse nuk janë as Kosova e as Shqipëria, nuk mund të kem ndonjë preferencë të lartë", deklaroi ai, duke qeshur.