Nis Parada e Krenarisë në Prishtinë, pjesëmarrësit kërkojnë barazi dhe respektim të të drejtave
Foto: Laura Hasani

Nis Parada e Krenarisë në Prishtinë, pjesëmarrësit kërkojnë barazi dhe respektim të të drejtave

Aktuale June 05, 2026 - 13:04

Parada e Krenarisë po mbahet sot në Prishtinë, duke mbledhur qindra pjesëmarrës, aktivistë dhe mbështetës të komunitetit LGBTQ+, të cilët po marshojnë në rrugët e kryeqytetit me moton “Barazi ose Revoltë”.

Aktiviteti organizohet në kuadër të Javës së Krenarisë dhe synon të promovojë barazinë, respektimin e të drejtave të njeriut, përfshirjen sociale dhe luftimin e diskriminimit.

Përmes këtij marshimi, pjesëmarrësit po bëjnë thirrje për një shoqëri më të barabartë dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët.

Në kuadër të Paradës së Krenarisë që po mbahet në kryeqytet, para pjesëmarrësve ka performuar edhe këngëtarja Adelina Ismaili.

Prania e saj u prit me entuziazëm nga të pranishmit, ndërsa aktiviteti po vazhdon me mesazhe për barazi, përfshirje dhe respektim të të drejtave të njeriut. /Zëri