Haxhiu takon presidenten e Maqedonisë së Veriut në Sofje

Haxhiu takon presidenten e Maqedonisë së Veriut në Sofje

Aktuale June 10, 2026 - 18:32

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar takim me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dy vende fqinje me interes të përbashkët për stabilitetin rajonal, lidhshmërinë dhe integrimin evropian.

Haxhiu theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së ndërsjellë në organizata ndërkombëtare, përfshirë mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për një rrugë më të qartë drejt NATO-s.

Në takim u diskutua edhe për projektet infrastrukturore që lidhin dy vendet, përfshirë autostradën Bllacë–Shkup dhe projektin e tunelit Tetovë–Prizren, si projekte me rëndësi për lëvizjen e qytetarëve, tregtinë dhe zhvillimin ekonomik.