Ministria thotë se ka nis punimet për stabilizimin e rrëshqitjes së dheut në rrugën Klinë–Gurrakoc

Ministria thotë se ka nis punimet për stabilizimin e rrëshqitjes së dheut në rrugën Klinë–Gurrakoc

Aktuale June 11, 2026 - 11:50

Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Stabilizimi i rrëshqitjes në rrugën Klinë–Gurrakoc, një investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit me vlerë prej 373,614.26 euro.

Sipas njoftimit, projekti ka për qëllim sanimin e rrëshqitjes së dheut, stabilizimin e terrenit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që shfrytëzojnë këtë segment rrugor.

“Pas një pune intensive dhe koordinimi me administratën, sot kanë nisur punimet për realizimin e projektit ‘Stabilizimi i rrëshqitjes në rrugën R104 Klinë–Gurrakoc, km 1+200’”, thuhet në njoftim.

Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit theksojnë se ky investim synon mbrojtjen e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e kushteve të qarkullimit në këtë zonë.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që rrisin sigurinë, mbrojnë infrastrukturën rrugore dhe përmirësojnë cilësinë e rrjetit rrugor në të gjithë vendin”, thuhet më tej në njoftim./Zëri

Image