Sakrifica e Jasharëve, themel i lirisë dhe shtetit të Kosovës - thotë Haxhiu nga Prekazi

Sakrifica e Jasharëve, themel i lirisë dhe shtetit të Kosovës - thotë Haxhiu nga Prekazi

Aktuale June 12, 2026 - 11:01

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Me këtë rast, Haxhiu ka vlerësuar rëndësinë historike të sakrificës së familjes Jashari dhe luftës për liri, duke theksuar se çlirimi i Kosovës është i lidhur ngushtë me qëndresën e tyre.

“Sot më 12 Qershor, në Ditën e Çlirimit, jemi këtu në Prekaz, në vendin ku filloi gjithçka… Nuk ka 12 Qershor pa marsin e vitit 1998…”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo theksoi se mbi 50 anëtarë të familjes Jashari ranë pa u dorëzuar, duke shtuar se sakrifica e tyre u bë themeli mbi të cilin u ndërtua Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe shteti i Kosovës.

Haxhiu tha se liria e sotme është amanet i tyre dhe se institucionet dhe shoqëria kanë përgjegjësi ta ruajnë dhe ta forcojnë atë.

“Lavdi komandantit Adem Jashari, lavdi familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit!”, u shpreh ajo.