Dështon zgjedhja e zëvendëskryesuesit të KGJK-së
Foto: Laura Hasani

Dështon zgjedhja e zëvendëskryesuesit të KGJK-së

Aktuale June 12, 2026 - 14:12

Ka dështuar zgjedhja e zëvendëskryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), pasi kandidati Artan Abazi nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.

Në votimin e mbajtur morën pjesë 11 anëtarë, prej të cilëve pesë votuan për dhe gjashtë kundër, duke mos u arritur numrin e nevojshëm të votave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas dështimit të votimit, mbledhja ka shkuar në pauzë dhe pritet të vazhdojë më vonë.