Haxhiu dekoron Adem Shehin me “Urdhrin e Lirisë” në Ditën e Çlirimit

Haxhiu dekoron Adem Shehin me “Urdhrin e Lirisë” në Ditën e Çlirimit

Aktuale June 12, 2026 - 17:07

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekoruar komandantin Adem Shehi me “Urdhrin e Lirisë”.

Haxhiu ka vlerësuar kontributin e Shehit gjatë periudhës së luftës, duke theksuar rolin e tij në organizimin dhe stërvitjen e vullnetarëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas saj, Adem Shehi nga Farka e Tiranës iu bashkua radhëve të UÇK-së në një periudhë kur kërkohej përgatitje, disiplinë dhe organizim ushtarak.

Ai më pas ka shërbyer si komandant i Brigadës 153 “Hyzri Talla” në Zonën Operative të Llapit, duke kontribuar në forcimin e njësive ushtarake në Llap dhe Gollak.

Haxhiu theksoi se Shehi, si shumë oficerë dhe vullnetarë nga Shqipëria, iu përgjigj thirrjes për të mbrojtur Kosovën në kohët më të vështira.

“Ky nderim është për shërbimin e tij, për dijen e vënë në punë, për rrezikun e marrë mbi vete dhe për atë rreshtim shqiptar që në orët e vështira i doli zot Kosovës”, ka thënë ajo.

Në fund, Haxhiu ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në luftën çlirimtare të Kosovës.