“U prehsh në paqe, hero i UÇK-së” – shkruan në kurorën e Hashim Thaçit në varrin e Sahit Jasharit
Aktuale
June 12, 2026 - 18:26
Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës ka ndarë një fotografi të kurorës së vendosur në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi te varri i ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jasharit.
Në kurorën e luleve është lënë edhe një mesazh në emër të Thaçit, ku shkruan:
“Jetove me nder, luftove me heroizëm dhe u përjetësove me veprën tënde. U prehsh në paqe, hero i UÇK-së!”. “U prehsh në paqe, hero i UÇK-së” – shkruan në kurorën e Hashim Thaçit në varrin e Sahit Jasharit