Shënohet Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë

Aktuale June 19, 2026 - 08:11

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike organizon aktivitetin me rastin e shënimit të 23 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, i cili do të mbahet sot në Amfiteatrin e objektit të ish-Rilindjes në Prishtinë.

Aktiviteti do të hapet me fjalën hyrëse të kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Fjalë rasti do të mbajnë edhe ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, si dhe shefi i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Hubert Perr.

Ky aktivitet organizohet me qëllim të vlerësimit të kontributit të shërbyesve publikë në funksionimin e administratës publike, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.

Në kuadër të aktivitetit, do të bëhet edhe ndarja e mirënjohjeve për shërbyesit civilë të dalluar.