Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Aktuale June 19, 2026 - 12:55

Gjatë rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, janë ngritur dyshime për manipulim të procesit zgjedhor nga ana e Listës Serbe.

Kjo pasi janë hasur një numër i konsiderueshëm fletëvotimesh të plotësuara me shkrim të njëjtë dhe formë të njëjtë, ku në disa raste është vërejtur përdorimi i shenjave identike, duke përfshirë edhe simbolin e barazimit dhe shenja të tjera të përsëritura.

Këto parregullsi, sipas të dhënave, janë evidentuar në të gjitha komunat me shumicë serbe.

Po ashtu, gjatë verifikimit të listave të votuesve ku qytetarët nënshkruhen para se të ushtrojnë të drejtën e votës, është vërejtur se në disa raste paraqiten nënshkrime të njëjta ose shumë të ngjashme.

Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës.

“KQZ-ja ka filluar ri numërimi i kutive të votimit për vendvotimet e përzgjedhura sipas rastësisë. Nga ri numërimi i kutisë së votimit për vendvotimin 3602/02 në Komunën e Parteshit, kemi hasur në fletëvotime (të bashkëngjitura në e-mail) për të cilat shihet paterni i njëjtë (shënjimi në fletëvotim) në tri (3) raste të ndryshme. Po ashtu, për këtë vendvotim, gjeni edhe imazhe të listës përfundimtare të votuesve, ku vërehen nënshkrime të njëjta, e për të cilat duhet të vërtetohen nga institucione/ organe kompetente. Raste të tilla sikurse në Komunën e Parteshit, ka edhe në komunat tjera, si: Graçanicë në dy vendvotime: 3401/01 dhe 3403/01. Po ashtu në Zveçan në vendvotimin: 2905/01”, thuhet në denoncim.

Image

Image