MASH-i shpall konkurs për botimin e dokumentacionit shkollor për tre vjetët e ardhshëm
Foto: Laura Hasani

MASH-i shpall konkurs për botimin e dokumentacionit shkollor për tre vjetët e ardhshëm

Aktuale June 25, 2026 - 11:14

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e operatorit ekonomik ose grupit të operatorëve ekonomikë që do të realizojnë botimin e dokumentacionit shkollor në arsimin parauniversitar për periudhën 2026/2027 – 2028/2029.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e MASH-it, konkursi përfshin shtypjen dhe furnizimin e një sërë dokumentesh zyrtare shkollore, përfshirë: librin e klasës, librin amë, librin për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë, dëftesat, librezat, diplomat, certifikatat, si dhe regjistrat e diplomave të lëshuara dhe regjistrat e certifikatave të maturës shtetërore.

Sipas njoftimit, afati për aplikim është i hapur nga 25 qershor deri më 09 korrik 2026, në orën 16:00.

Aplikimet duhet të dorëzohen fizikisht në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.