Aksion në gjithë Kosovën, mbyllen tri qendra masazhi e shqiptohen pesë gjoba

Aksion në gjithë Kosovën, mbyllen tri qendra masazhi e shqiptohen pesë gjoba

Aktuale June 25, 2026 - 13:38

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës ka zhvilluar 98 inspektime të përbashkëta në qendra masazhi dhe lokale muzike në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), gjatë kontrolleve janë konstatuar parregullsi, që kanë çuar në mbylljen e tri qendrave të masazhit, transmeton Zeri.info.

Dy prej tyre janë mbyllur në Komunën e Gjakovës, ndërsa një në Komunën e Rahovecit, për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës.

Përveç masës së mbylljes, IQMT-ja ka shqiptuar edhe pesë gjoba ndaj subjekteve që nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar gjatë procesit të inspektimit.

Nga MINTI është bërë e ditur se aksionet e përbashkëta inspektuese do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim garantimin e ushtrimit të ligjshëm të veprimtarive ekonomike dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi në të gjithë vendin. /Zëri