Temperaturat deri në 38°C, IKSHPK-ja me rekomandime për ta reduktuar rrezikun nga i nxehti
Foto: Laura Hasani

Temperaturat deri në 38°C, IKSHPK-ja me rekomandime për ta reduktuar rrezikun nga i nxehti

Aktuale June 29, 2026 - 12:12
Apelohet për kujdes, sot dita më e nxehtë e javës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ditëve me temperatura të larta, duke publikuar disa rekomandime për ta reduktuar rrezikun nga i nxehti sot, kur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se temperaturat do të shkojnë deri në 38°C.

Sipas IKSHPK-së, qytetarët duhet të shmangin qëndrimin dhe aktivitetet në ambiente të hapura, veçanërisht gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Instituti këshillon që të qëndrohet sa më shumë në ambiente me hije, të mbrohet koka dhe fytyra me kapelë, ndërsa gjatë ekspozimit në diell të përdoren syze dielli dhe krem mbrojtës për lëkurën.

Po ashtu, IKSHPK-ja thekson rëndësinë e hidratimit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të pinë ujë rregullisht gjatë gjithë ditës për të shmangur pasojat e temperaturave të ngritura.