Prezantohet `SideRunner` në kuadër të festimeve të pavarësisë së SHBA-së

Prezantohet `SideRunner` në kuadër të festimeve të pavarësisë së SHBA-së

Aktuale June 30, 2026 - 18:47

Kompania Stridar Kosovo ka prezantuar zyrtarisht platformën SideRunner, një automjet tokësor pa pilot (UGV) me përdorim të dyfishtë, duke shënuar edhe fillimin e prodhimit të tij në Kosovë.

Ky projekt është rezultat i partneritetit ndërmjet Stridar Inc. në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Stridar Kosovo, duke bashkuar teknologjinë amerikane me kapacitetet prodhuese vendore.

Sipas njoftimit, Kosova synon të ketë rol të rëndësishëm në prodhimin dhe eksportin e kësaj platforme për tregjet ndërkombëtare.

SideRunner është i dizajnuar për përdorim në fusha të ndryshme, përfshirë sigurinë, mbrojtjen, reagimin emergjent dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

Prezantimi i kësaj platforme po bëhet në kuadër të festimeve “Freedom 250”, të organizuara nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt avancimit teknologjik dhe forcimit të rolit të Kosovës në industrinë ndërkombëtare të inovacionit. /rtk