A e mbron Xhandarmëria e Serbisë Millan Radoiçiqin?
Foto: Laura Hasani

A e mbron Xhandarmëria e Serbisë Millan Radoiçiqin?

Aktuale June 30, 2026 - 19:05

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është interesuar për këtë çështje.

Ai pretendoi se Millan Radoiçiqin, ndaj të cilit është lëshuar njoftim i kuq nga Interpol-i për shkak të sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, nuk e mbrojnë pjesëtarët e Xhandarmërisë së Serbisë.

Këtë e pohoi edhe komandanti i këtij njësiti special policor, Radosllav Repac.

Autoritetet në Serbi i hedhin poshtë raportimet e mediave se Radoiçiqi, si dhe ish-partneri i tij i biznesit nga Kosova, Zvonko Vesellinoviq, mbrohen nga pjesëtarë të Xhandarmërisë.

Nga ana tjetër, kolonelja policore në pension, Sllavica Radovanoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se është “sekret publik” që pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe ruajnë një kategori të caktuar personash që nuk u takon të kenë mbrojtje policore.

“Edhe informacionet e mia të brendshme e mbështesin këtë, se ekzistojnë me siguri dy persona nga Xhandarmëria që nuk shkojnë fare në punë, por e ruajnë Radoiçiqin”, thotë ajo.

Radovanoviq ka punuar për më shumë se 30 vjet në policinë serbe, ndërsa që nga viti 2021 është deputete opozitare.

“Askush në njësitin e Xhandarmërisë nuk guxon të pyesë se ku janë këta njerëz dhe pse nuk vijnë në punë”, shton ajo.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse Radoiçiqi dhe Vesellinoviqi mbrohen nga Xhandarmëria dhe cila do të ishte arsyeja për një vendim të tillë.

Ndërkohë që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Beogradi që të ndjekë penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë, në Serbi Radoiçiqi është i lirë dhe ka vendbanim të regjistruar në Beograd.

Ai e ka pranuar se ka organizuar sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, kur u vra një polic i Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi u vranë edhe tre sulmues serbë.

Të tre të pandehurit janë pjesë e një grupi prej 45 personash, përfshirë Radoiçiqin, i cili në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës përshkruhet si “kreu i grupit terrorist”.

Të akuzuarit e tjerë ndodhen në arrati dhe për ta Kosova ka lëshuar fletarrestime përmes Interpol-it.

Kosova e cilëson sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe e ka akuzuar Serbinë për përfshirje, por Beogradi ka hedhur poshtë këto pretendime.

Si angazhohet Xhandarmëria e Serbisë?

Televizioni N1 ka raportuar se ka arritur të sigurojë informacione se dy pjesëtarë aktivë të Xhandarmërisë serbe punojnë si sigurim privat për Millan Radoiçiqin dhe Zvonko Vesellinoviqin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kërkoi që t’i thuhet pse po ndiqet penalisht Vesellinoviqin ose nëse po ndiqet.

“Por, nëse më pyesni nëse duhet që persona aktivë nga Xhandarmëria të jenë pjesë e sigurimit të tyre, do të kujdesem dhe do të bëj gjithçka që kjo të mos ndodhë”, deklaroi ai.

Image
Vuçiq duke vëzhguar nga afër stërvitjet e Xhandarmërisë serbe më 30 qershor 2026.

Të akuzuarit e tjerë ndodhen në arrati dhe për ta Kosova ka lëshuar fletarrestime përmes Interpol-it.

Kosova e cilëson sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe e ka akuzuar Serbinë për përfshirje, por Beogradi ka hedhur poshtë këto pretendime. /REL