Formimi i institucioneve, Kurti: Duhet ta presim certifikimin e rezultateve
Foto: Laura Hasani

Formimi i institucioneve, Kurti: Duhet ta presim certifikimin e rezultateve

Aktuale July 01, 2026 - 11:19

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se janë në pritje të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe afatit të ankesave, para se të fillojnë diskutimet për formimin e qeverisë.

“Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve dhe trajtimin e ankesave, pastaj pa humbur kohë do të kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”, tha Kurti.

Këtë deklaratë Kurti e bëri pasi mori pjesë në prezantimin e Raportit të Përgjithshëm Vjetor mbi Inspektimet 2025, organizuar nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm.