Rukiqi: “Vita” prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, pushteti duart larg nga bizneset

Rukiqi: “Vita” prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, pushteti duart larg nga bizneset

Aktuale July 02, 2026 - 20:43

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, njëherësh ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka reaguar pas mbylljes së qumështores “Vita”, si pasojë e presionit nga pushteti.

Rukiqi ka thënë se pushteti duhet t’i mbajë duart larg bizneseve.

“Me sulmu prodhuesit vendorë pa asnjë bazë, pa fakte dhe pa përgjegjësi, është një veprim i papranueshëm që dëmton ekonominë dhe vendet e punës.”, ka thënë Rukiqi.

Ai ka shtuar se “Vita” është prodhuesi më i madh në rajon.

“Qumështorja Vita, si prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, është simbol i prodhimit vendor cilësor, i investimeve dhe i punës së mijëra njerëzve.”, ka thënë Rukiqi.