Ramush Haradinaj feston sot ditëlindjen e 58-të
Foto: Laura Hasani

Ramush Haradinaj feston sot ditëlindjen e 58-të

Aktuale July 03, 2026 - 12:25

Ramush Haradinaj feston sot ditëlindjen.

Haradinaj, i lindur më 3 korrik të vitit 1968, mbushi sot 58 vjet.

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka uruar ish-kreun e këtij subjekti, duke thënë se Haradinaj dha kontribut historik për lirinë e shtetit.

“Sot feston ditëlindjen burrështetasi që dha gjithçka për popullin e vendit tonë. Historia do të dëshmojë se kontributi i Ramush Haradinajt për lirinë e shtetin me këta kufij ishte vendimtar e historik. Gëzuar 58-vjetorin kryeministër Haradinaj, edhe 100”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Me një fotografi unike e ka uruar edhe ish-bashkëluftëtarja e tij, Time Kadrijaj.

“Një shekull ashtë pak, për çlirimtarin e madh e mburojën e atdheut. Shekullofsh Ramush Haradinaj, se Kosova ashtë e sigurt kur ti je këtu”, ka shkruar ajo.