250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Rama: Festë e veçantë edhe për shqiptarët
Laura Hasani

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Rama: Festë e veçantë edhe për shqiptarët

Aktuale July 04, 2026 - 10:51

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke e cilësuar 4 Korrikun një festë të veçantë edhe për shqiptarët.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama theksoi se lidhja mes Shqipërisë dhe ShBA-së mbetet e fortë, pavarësisht, sipas tij, “erërave kundër” që ndër vite kanë tentuar të zbehin këtë marrëdhënie.

“Nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi ai.