Oborri i shkollës bëhet parking për veturat e mërgimtarëve në Fushë-Kosovë

Oborri i shkollës bëhet parking për veturat e mërgimtarëve në Fushë-Kosovë

Aktuale July 07, 2026 - 12:43

Komuna e Fushë Kosovës ka vënë në dispozicion një hapësirë për parkimin e automjeteve të bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë gjatë sezonit veror.

Përmes një njoftimi, kryetari i Komunës Valon Prebreza bëri të ditur se oborri i shkollës fillore dhe të mesme të ulët "Mihal Grameno" do të shërbejë si parking për mërgimtarët, me qëllim lehtësimin e qëndrimit të tyre gjatë pushimeve në vendlindje.

"Mirë se vini në shtëpinë tuaj, të dashur mërgimtarë! Për ta bërë qëndrimin tuaj sa më të lehtë dhe më të rehatshëm, Komuna e Fushë-Kosovës ka vënë në dispozicion oborrin e SHFMU 'Mihal Grameno' për parkimin e automjeteve gjatë sezonit veror", thuhet në njoftim.

Komuna u ka uruar bashkatdhetarëve një qëndrim sa më të këndshëm pranë familjeve dhe miqve të tyre gjatë vizitës në Kosovë. /Zëri