Haxhiu e Gërvalla takohen me kryesuesin e KGjK-së dhe KPK-së: Bashkëpunimi ndërinstitucional, thelbësor për forcimin e sundimit të ligjit
Aktuale
July 07, 2026 - 19:05
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu bashkë me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvallën kanë takuar Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Rrustem Thaqi dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Arian Gashi.
Në këtë takim, Haxhiu ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet dhe prioritetet kryesore në fushën e drejtësisë, si dhe për hapat e nevojshëm në forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit.
“Gjatë takimit u diskutuan reformat në sistemin e drejtësisë si dhe çështje të tjera me rëndësi për funksionimin efikas, profesional dhe të pavarur të institucioneve të drejtësisë. Bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet thelbësor për një sistem të drejtë, profesional dhe të besueshëm”, ka shkruar Haxhiu.