Burim Ramadani publikon rezultatet e narko-testit, sfidon gjithë zyrtarët të testohen

Burim Ramadani publikon rezultatet e narko-testit, sfidon gjithë zyrtarët të testohen

Aktuale July 09, 2026 - 09:50

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani në ditën që është certifikuar si deputet i Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjen e 7 qershorit, ka publikuar rezultatin e narko-testit, për të cilin ka dalë negativ.

Ramadani ka thënë se një prej rreziqeve të sigurisë kombëtare është përdorimi i drogave dhe se ky është një shqetësim i madh për secilin prindër për fëmijët e tyre, transmeton Zeri.info.

“Ju sfidojë bëjeni narkotestin. Sot një prej rreziqeve serioze të sigurisë kombëtare është shpërndarja e drogave nëpër shkolla, rrugë në ambiente të ndryshme dhe për këtë flisni me prindërit të cilët zgjohen në mëngjes e bien në mbrëmje me shqetësimin e tyre që fëmijët do të rrëmbehen nga drogat”, ka thënë Ramadani.

Ai ka sfiduar të gjithë zyrtarët publikë të bëjnë të njëjtin, me theks të veçantë anëtarët e Qeverisë së Kosovës, transmeton Zeri.info.

“Është një institucion që është përgjegjës për zhvillimin e politikave dhe për shembullin personal dhe ky institucion është Qeveria e Kosovës, pra po ju sfidojë bëjeni narkotestin, jo se po paragjykoj diçka, por sepse kërkoj që ju të jepni shembull se jeni të vërtet në luftën kundër drogave”, thotë Ramadani. /Zëri