Temperaturat e larta në Shqipëri, zjarrfikësit: Mos ndizni zjarre

Temperaturat e larta në Shqipëri, zjarrfikësit: Mos ndizni zjarre

Aktuale July 12, 2026 - 17:21

Mes temperaturave të larta që kanë përfshirë Shqipërinë, Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit ka zhvilluar një nismë ndërgjegjësuese, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve freskim me ujë në sheshet e qytetit.

Përmes një mesazhi publik, zjarrfikësit u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve, duke kujtuar se edhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje, të rrezikojë jetën e njerëzve dhe të shkatërrojë sipërfaqe të tëra me bimësi, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

“Ne zgjodhëm t’ju freskojmë me ujë. Ju zgjidhni të mos ndizni zjarr”, është mesazhi që përcjell Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit, në një periudhë kur rreziku për zjarre mbetet i lartë për shkak të vapës ekstreme.

Mes temperaturave të larta që kanë përfshirë Shqipërinë, Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit ka zhvilluar një nismë ndërgjegjësuese, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve freskim me ujë në sheshet e qytetit.

Përmes një mesazhi publik, zjarrfikësit u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve, duke kujtuar se edhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje, të rrezikojë jetën e njerëzve dhe të shkatërrojë sipërfaqe të tëra me bimësi, shkruan Euronews.al.