Sot, temperaturat deri në 30 gradë
Aktuale
July 16, 2026 - 07:50
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me intervale me diell, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, në disa zona parashihen edhe riga lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht gjatë orëve të pasdites.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë në 26 dhe 30 gradë celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
