Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk reagojmë ndaj çdo provokimi
Foto: Laura Hasani

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk reagojmë ndaj çdo provokimi

Aktuale July 16, 2026 - 18:35

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq për “spastrimin etnik” në Kosovë, duke iu përgjigjur kritikave për mungesë reagimi të menjëhershëm.

Përmes një postimi në platformën X, Rama ka theksuar se Shqipëria ka reaguar institucionalisht përmes ministrit të Jashtëm, duke shtuar se nuk ka nevojë për reagime të shpeshta ndaj çdo deklarate provokuese nga Beogradi.

“Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë”, ka shkruar Rama.

Ai ka kritikuar edhe zërat në Tiranë që, sipas tij, shfrytëzojnë situata të tilla për protagonizëm, duke theksuar se kërkesat për reagime të vazhdueshme tregojnë mungesë respekti për shtetin dhe veten.

Image