“Trafiku Urban” njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve
Foto: Laura Hasani

“Trafiku Urban” njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Aktuale July 23, 2026 - 13:45

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për devijimin e përkohshëm të linjave të autobusëve të “Trafikut Urban”.

Arsye për këtë janë punimet në segmentin e rrugës "Ilir Konushevci", nga kryqëzimi me semaforë në rrugën "Lidhja e Prizrenit" deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën "Vëllezërit Fazliu".

“Linjat e përfshira: 3, 3A, 3B, 3C, 6, 6A, 7B, 8, 11, 12, 13, 15, 16, 22, 23, 25, S22 dhe S25”, njofton Komuna e Prishtinës.

Devijimet do të mbeten në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe rihapjen për qarkullim të segmentit të lartpërmendur.