Kushtet e pafavorshme atmosferike, IKD-ja shtyn aktivitetin për mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal

Kushtet e pafavorshme atmosferike, IKD-ja shtyn aktivitetin për mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal

Aktuale July 24, 2026 - 10:51

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se aktiviteti i planifikuar për sot në Prishtinë, në kuadër të mbledhjes së nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

“Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, shtyhet aktiviteti për mbledhjen e nënshkrimeve në Prishtinë për nismën legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e IKD-së.

Mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë të hënën, ndërsa IKD-ja ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin.

Përmes kësaj nisme, IKD-ja synon që moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të përcaktohet si vepër penale, si dhe përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore të sanksionohet penalisht.

Për procedimin e nismës në Kuvend nevojiten të paktën 10 mijë nënshkrime të qytetarëve. Pas Prishtinës, IKD-ja ka paralajmëruar se mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë edhe në komunat e tjera të Kosovës.