Përfundon asfaltimi i nënkalimit në Mazgit, sanohen edhe dëmtimet në rrugë

Përfundon asfaltimi i nënkalimit në Mazgit, sanohen edhe dëmtimet në rrugë

Aktuale July 24, 2026 - 09:36

Ka përfunduar asfaltimi i pjesës së rrugës te nënkalimi në Mazgit, pas ndërhyrjeve të realizuara për eliminimin e problemit të grumbullimit të ujërave dhe sanimin e dëmtimeve në asfalt.

Ministri në detyrë Dimal Basha ka njoftuar se fillimisht është intervenuar për trajtimin e problemit të ujërave që grumbulloheshin në këtë segment rrugor, më pas janë riparuar gropat, ndërsa sot ka përfunduar edhe asfaltimi i plotë i zonës.

Autoritetet kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë zhvillimit të punimeve, duke theksuar se do të vazhdojnë të investojnë në mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore.

“Falënderojmë të gjithë qytetarët për mirëkuptimin, ndërsa ne do të vazhdojmë të kujdesemi që dëmtimet në rrugët tona të trajtohen me zgjidhje të qëndrueshme”, shkroi Basha. /Zëri