Kurti pret Hykollin, premton bashkëpunim për të drejtat e punëtorëve

Kurti pret Hykollin, premton bashkëpunim për të drejtat e punëtorëve

Aktuale July 24, 2026 - 13:03

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e rizgjedhur të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykollin, ku e ka uruar për mandatin e ri.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti i ka ofruar bashkëpunimin e Qeverisë, me qëllim të mbrojtjes, forcimit dhe zbatimit të të drejtave të punëtorëve. /Zëri

Postimi i plotë:

Sot prita në takim kryetarin e rizgjedhur të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, të cilin e urova për mandatin e ri dhe i ofrova bashkëpunimin e Qeverisë me qëllim të mbrojtjes, forcimit dhe zbatimit të të drejtave të punëtorëve.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar dhe e përkushtuar për përmirësimin e pozitës dhe kushteve të punëtorëve dhe kjo dëshmohet nëpërmjet rritjes së pagës minimale, formalizmit, shtimit të numrit të inspektorëve dhe plotësimit të legjislacionit përkatës.