Përplasje mes anëtarëve, ndërpritet mbledhja e KGJK-së
Foto: Laura Hasani

Përplasje mes anëtarëve, ndërpritet mbledhja e KGJK-së

Aktuale July 24, 2026 - 13:37

Është ndërprerë mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ku në rendin e ditës ishte edhe pika në të cilën do të diskutohet vendimi për gjyqtarët serbë të dorëhequr.

Mbledhja është ndërprerë pas mospajtimeve mes anëtareve, raporton Zeri.info.

Gjatë diskutimit, anëtari i KGJK-së, Bashkim Hyseni, ka kërkuar që kjo çështje të jetë pika e parë e rendit të ditës, duke kërkuar përgjigje se pse trajtimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb është vonuar për kaq gjatë.

Image

Image

Image