Ulutashi dhe Krone diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë gjeneralmajorin Alexander Krone, komandant i Divizionit të Parë të Blinduar të Gjermanisë.
Sipas KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, ndërsa gjeneralmajor Ulutashi ka rikonfirmuar përkushtimin e misionit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Komandanti i KFOR-it prezantoi gjithashtu aktivitetet në zhvillim dhe prioritetet kryesore të misionit.
Me këtë rast, gjeneralmajor Ulutashi shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e kahershëm dhe të çmuar të Gjermanisë në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë.