Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin suedez, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin suedez, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Aktuale July 24, 2026 - 14:48

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Kosovës.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti shprehu mirënjohje për kontributin e ambasadorit gjatë mandatit të tij dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, tregtinë, arsimin dhe teknologjinë. Në këtë kontekst, Kurti theksoi potencialin që, sipas tij, ofron Kosova për investitorët e huaj.

Po ashtu, u vlerësua roli i mërgatës si një urë e fortë lidhëse mes dy vendeve.

Në përfundim të takimit, kryeministri në detyrë i uroi ambasadorit Westerlund suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke theksuar se ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Kosovë. /Zëri