E diel e ngrohtë, temperaturat arrijnë në 31°C

E diel e ngrohtë, temperaturat arrijnë në 31°C

Aktuale July 26, 2026 - 07:54

Gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot me diell e vranësira të pakta, kryesisht për rreth relievit malor.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-12°C , ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 25-31°C.

Ndërkohë, IHMK ka rekomanduar monitorim të lagështisë së tokës dhe ujitje sipas nevojave të bimëve, mundësisht në orët e mëngjesit ose të mbrëmjes.