Rreth 1 orë pritjet nëpër kufijtë e Kosovës

Rreth 1 orë pritjet nëpër kufijtë e Kosovës

Aktuale July 26, 2026 - 14:44

Mërgimtarët po presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare të Dheut të Bardhë.

Deri në gjysmë ore qytetarët po presin në kufirin e Vërmicës.

E sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet deri në 20 minuta shkojnë edhe në Muçibabë e Bërnjak.

Pikat tjera kufitare, bazuar në përditësimet e fundit, nuk kanë dhe aq fluks të shtuar të pritjeve.

Image