“Maraklitë e kerreve” bllokojnë trafikun, kolona të gjata nga Fushë-Kosova drejt Prishtinës
Foto: Laura Hasani

“Maraklitë e kerreve” bllokojnë trafikun, kolona të gjata nga Fushë-Kosova drejt Prishtinës

Aktuale July 26, 2026 - 18:59

Një ngjarje e organizuar nga “Maraklitë e kerreve” ka shkaktuar kolona dhe bllokim të trafikut në rrugën nga Fushë Kosova në drejtim të Prishtinës.

Shumë automjete  janë grumbulluar në këtë zonë, duke krijuar tollovi të madhe dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve të tjera.

Kolonat janë të gjata, ndërsa pjesëmarrës të shumtë kanë marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga adhuruesit e veturave./Klankosova.