Profilet e rrejshme: Patriotizmi nën “dimi” të grave
Aktuale
July 26, 2026 - 20:57
Krijimi i profileve të rreme në rrjete sociale është bërë më i lehtë, duke mundësuar shpifje, kërcënime, shantazhe dhe përhapje të dezinformatave.
Ekspertët e kibernetikës thonë se profilet e tilla shpesh dallohen nga mungesa e aktivitetit personal dhe publikimet e shumta me përmbajtje të dyshimta.
Institucionet mund t’i identifikojnë përdoruesit përmes bashkëpunimit me platformat online, duke siguruar të dhëna si adresat IP.
Megjithatë, një profil i rremë nuk përbën automatikisht vepër penale, përveç rasteve kur përmes tij kryhen kërcënime, ngacmime apo vepra të tjera të dënueshme me ligj.