Reshjet e dendura mbulojnë me ujë rrugën Ferizaj - Shkup [video]

Reshjet e dendura mbulojnë me ujë rrugën Ferizaj - Shkup [video]

Aktuale July 27, 2026 - 08:12

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar grumbullim të madh të ujit në rrugën Ferizaj - Shkup, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Pamjet e publikuara tregojnë segmente të rrugës të mbuluara nga uji, ndërsa automjetet detyrohen të lëvizin me kujdes për të shmangur rrezikun nga rrëshqitjet ose humbja e kontrollit.

Sipas pamjeve, niveli i ujit në disa pjesë të rrugës është i konsiderueshëm.