Nis takimi i Konjufcës me ministrin francez, Benjamin Haddad
Aktuale
July 27, 2026 - 09:39
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ministrin e deleguar për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad.
Takimi po mbahet në ambientet e MPJD-së, ndërsa pas përfundimit të takimit është paralajmëruar një konferencë për media, ku pritet të bëhen të ditura detaje nga diskutimet mes dy delegacioneve.
Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
