Sot kufizohet qarkullimi për automjetet me mallra mbi 20 tonë
Foto: Laura Hasani

Sot kufizohet qarkullimi për automjetet me mallra mbi 20 tonë

Aktuale July 30, 2026 - 08:24

Për shkak të temperaturave të larta, sot do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë, nga ora 11:00 deri në 17:30.

Në një njoftim për media, Ministria e Infrastrukturës ka thënë se kufizimi vlen për autoudhë, ndërsa lejohen në rrugë nacionale, rajonale dhe lidhëse.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32° C ose më shumë. Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi lejohet pa kufizime. Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.