Fluks i shtuar në disa pika kufitare, pritje deri në 50 minuta në Jarinjë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku në disa prej tyre janë regjistruar pritje më të gjata për automjetet.
Sipas përditësimit të bërë të premten në orën 12:34, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare Jarinjë, ku qytetarët presin 45 deri në 50 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje.
Në Muçibabë pritjet në hyrje zgjasin rreth 40 minuta, ndërsa është krijuar kolonë automjetesh prej 500 metrash.
Edhe në Dheun e Bardhë ka fluks të shtuar, me pritje prej 30 minutash në hyrje dhe dalje, ndërsa kolonat arrijnë në 300 metra në të dy drejtimet.
Në Merdar pritjet janë 15-20 minuta në hyrje dhe 25-30 minuta në dalje.
Ndërkohë, në Bërnjak pritjet në hyrje janë 10-15 minuta, ndërsa në dalje vetëm 3 minuta. Në Vërmicë, qytetarët presin 10-15 minuta në hyrje dhe 5-10 minuta në dalje, me kolona prej rreth 50 metrash.
Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Glloboçicën, Hanin e Elezit, Kullën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit dhe Stançiqin, pritjet janë të shkurtra, nga 1 deri në 5 minuta, pa kolona të konsiderueshme.
Sa i përket qarkullimit të kamionëve, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk janë raportuar kolona. /Zëri
